Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Peshkopisë tek ish-SMT-ja. Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se dy mjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar 4 të lënduar.

Sipas policisë mjeti tip Mercedes me targë AB 835 FT me drejtues Juljan Hima ka goditur mjetin BMV me drejtues shtetasin Fehmi Gjiza.

Për pasojë janë lënduar dy pasagjerët e BMV-së Muhamet Zeneli dhe Pëllumb Shkurta si dhe drejtuesi i Mercedesit Juljan Hima, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: