Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një mjet tip “Ford” është përplasur me një kamion, si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 19:00, ku mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin F. A., ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një kamion, e më pas ka dalë jashtë rruge. (foto ilustruese)

Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi F. A., dhe pasagjerja në mjet shtetasja B. A., 35 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të aksidenteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb