Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë botën e futbollit. Josef Sural, sulmuesi i Alanyaspor dhe i përfaqësueses çeke ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistik. Sural ndodhej në një minibus sëbashku me disa futbollistë të tjerë të ekipit të Alanyaspor, të cilët po ktheheshin pas transfertës ndaj Kajserispor.

Sural u dërgua menjëherë në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale por pa mundur të shpëtoj. Të 6 pjesëtarët e tjerë të ekipit pësuan dëmtime të lehta por janë jashtë rrezikut për jetën. 28-vjeçari ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në përfaqësuesen çeke teksa ka shënuar 18 gola.

Statusi I Klubit
Statusi I Klubit

Lajmi tragjik është bërë publik nga vetë klubi i Alanyaspor.
(BalknaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb