Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Durrës-Tiranë, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.
Perlat Vatoci, drejtori i Policise Rrugore ka bërë me dije se shkak i aksidentin mendohet të jetë humbje e kontrollit të mjetit nga shoferi.
Mjeti nuk është përplasur me një automjet tjetër, por për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga trajektorja, duke u përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Burime paraprake bëjnë me dije se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje të stabilizuar. Mes të lënduarve ndodhet edhe një fëmijë.
