BEOGRAD – Veljko Razhnatoviq, djali i këngëtares serbe Ceca, është përfshirë në një aksident të rëndë trafiku, në Serbi.

Mediat në Serbi bëjnë të ditur se makina me të cilën udhëtonte Razhnatoviq, është përplasur me një tjetër mjet dhe për pasojë janë plagosur tre persona.

Mësohet se djali i këngëtares serbe ka pësuar një frakturë në dorë dhe në qafë, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur të dielën rreth orës 14:00.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: