RENEA ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të marte një aksion blic në qytetin e Fierit, ku ka vendosur në pranga të shumëkërkuarin e drejtësisë, Nuredin Dumani.

Gazetarja Doriana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se Dumani është gjetur i plagosur në momentin e arrestimit. Policia i ka gjetur në cilësinë e provës material një armë zjarri, ndërsa në banesën ku ai qëndronte është arrestuar edhe një person tjetër, gjithashtu i armatosur. Dumani besohet se ka lidhje edhe me ngjarjen që ndodhi rreth orëve të pasdites, ku në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat.

Brenda mjetit u gjet gjithashtu 1.5 litra benzinë dhe një karikator i mbushur. Paraprakisht për këtë rast dyshohet se do të zhvillohej një krim, ndërsa është parandaluar pak para se të ndodhte. Vlen të përmendet se Dumani është një emër i njohur i drejtësisë.

Ai dyshohet për vrasjen e vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela, si dhe katër të rinjve në Durrës. Këto ngjarje kanë ndodhur në vitin 2020.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb