Në kuadër të programit “Lidershipi i udhëhequr nga karakteri”, instituti McCain dhe universiteti “Luarasi” në bashkëpunim me ambasadën hollandeze në Tiranë kanë zhvilluar aktivitetin e parë networking. Në këtë takim përveç grupit të parë të studentëve të trajnuar, ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës hollandeze, personalitete lokale si dhe senatori hollandez Sybe Schaap.

Anëtari i Institutit McCain, Dael Dervishi tregon se ky program synon trajnimin e të rinjve shqiptarë bazuar në vlera, etikë dhe lidership. Ai shton se studentët kanë sjellë projekte shumë interesante për përmirësimin e jetës në komunitet.

Politikani hollandez Sybe Schaap iu shpjegoi të rinjve mënyrat që duhet të ndjekin për tu bërë lidera. Përsa i përket anëtarësimit të Shqipërisë në BE, senatori e shikon si një proçes të vështirë. Ai këshillon për shqiptarët që t’i realizojnë vetë detyrat kryesore dhe të mos jenë pasivë.

“Prisja një stil të vjetër komunist në kulturën e njerëzve por kur i takova asgjë nuk më ngjasoi me komunizmin. Mendoj që është shumë e rëndësishme ti përgatisim të rinjtë për lidershipin dhe besoj se të rinjë shqiptarë mund ta arrijnë këtë. Antarësimi në BE, është një rrugë e vështirë për Shqipërinë sepse fillimisht duhet të jeni një vend kandidat për në BE. Detyrat që duhet të zhvilloni duhet të realizohen nga vetë ju, mos qëndroni pasivë, jini krenarë për vendin tuaj në mënyrë që të shiheni si të barabartë nga shtetet e tjera. Unë jam optimist për ju”,- thotë Sybe Schaap.

Dekani i Fakultetit Ekonomik në këtë universitet, Mateo Spaho thotë se rinia shqiptare mund të jetë e krahasueshme me atë të vendeve të tjera. Ai thekson se eksperienca të tilla janë tejet të vlefshme për studentët e vendit tonë.

Organizimi i këtyre takimeve ka si qëllim ekspozimin e liderëve të rinj shqiptare ndaj personaliteteve të ndryshme lokalë dhe ndërkombëtarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb