Flamur Noka nga Kryesia e Kuvendit u ndal në një prononcim për mediat.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së, Noka u ndal te deklaratat e Arben Ahmetajt.

“Shoh me shqetësim të madh deklaratat që vijnë nga numri dy i Rilindjes, që qartësoi shqiptarët se kemi të bëjmë me një organizatë mafioze. Ky ishte një alarm i madh. Qeveria vjedh dhe vetëm vjedh dhe pronari i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj. SPAK vepron në prapavijë. Ai mbulon pronarin dhe fsheh këmbët. Në Shqipëri nëse do kishte drejtësi të pavarur, sot qeveria duhet të kishte rënë. SKAP duhet të merret të pandehur Ramën dhe Veliajn dhe Blerim Hoxhën.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb