SHBA – “The Sun” shkruan se Hollywood-i është në alarm, pasi një aktor i njohur është diagnostikuar me SIDA. Pa përmendur asnjë emër, portali britanik bën të ditur se bëhet fjalë për një aktor të famshëm që ka pasur lidhje me mjaft femra të njohura, si aktore apo modele.

“Lista e lidhjeve të këtij aktori përfshin edhe aktore që kanë fituar shumë çmime, një yll filmi fetar, personalitete të njohura të Hollywood-it me të shkuar mjaft kontroverse, një yll televizioni, personalitete të medias dhe mjaft modele”,- raporton “The Sun”.

Ky artikull i “The Sun” vjen pak ditë pas atij të “Radar Online” javën e kaluar, i cili bënte të ditur se aktori është duke u përgatitur për një betejë ligjore me femrat që ka pasur, të cilat rrezikojnë të jenë prekur nga virusi.

Rreth 30 vjet më parë, humbi jetën nga SIDA aktori Rock Hudson, ndërsa në vitin 1991 bëri bujë deklarata e basketbollistit Magic Johnson, i cili tha se tërhiqej nga sporti pasi kishte zbuluar se ishte i prekur nga virusi vdekjeprurës.
Në 23 nëntor të 1991 erdhi dhe rrëfimi shokues i Freddy Mercury-it, i cili tha publikisht se ishte i sëmurë dhe një ditë më pas vdiq nga SIDA.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: