Albpetrol përmes një njoftimi për shtyp ka bërë me dije se në datën 3 qershor të këtij viti do të zhvillojë një ankand për shitjen e një sasie nafte bruto. Mësohet se ky ankand, ku autoriteti shitës është Alpetrol Sha Patos, Rruga Fier-Patos km 7, do të zhvillohet në orën 11:00.

Po ashtu, bëhet e ditur se procedura për ankandin do të jetë e hapur për shitjen e 48.000 ton naftë bruto. Ndërkohë që afati u evadimit do të jetë 5 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës. Mes të tjerash në njoftimin në fjalë sqarohet se vlera fillestare do të jetë:
Në kushtet FOB
Çmimi minimal fillestar për njësi është: 73.3% e Çmimit Brent+K
Në pikat e lëvrimit:
Çmimi minimal fillestar për njësi është:
73.% e çmimit Brent-2.71 USD/bbl+K

Vendi i zhvillimit të ankandit do të jetë ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe data e hapjes së ofertave 3 qershori, ora 11:00. Dokumentat e ankandit mund të tërhiqen pranë autoritetit shitës me një kërkesë me shkrim ose në faqen zyrtare të Albpetrol. Kërkesa për pjesëmarrje dorëzohet me postë ose dorazi përpara ditës dhe orës së zhvillimit të ankandit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: