Emërimi i Aleksandër Vulin në krye të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ka marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat kanë shkruar për shqetësimin e autoriteteve të huaja. Mediat e huaja shkruajnë se qeveria e Serbisë caktoi në politikan pro-rus si shefin e ri të Inteligjencës shtetërore.

Vulin konsiderohet ‘njeriu i Moskës’ brenda lidershipit serb”.

AP thekson se Serbia, e cila ka vite që zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është duke u larguar nga vlerat  evropiane drejt aleatit të saj tradicional – Rusisë, po edhe Kinës. Emërimi i tij në një pozitë kaq të ndjeshme shihet si një fyerje tjetër për Perëndimin dhe injorim i thirrjeve për Serbinë që të përafrohet me politikën e jashtme të BE-së”, thuhet më tej.

Po ashtu në artikull theksohet se Vulin mbron idenë e krijimit të së ashtuquajturës “bote serbe” – si kopje e “botës ruse” – e cila do t’i bashkonte të gjithë serbët në Ballkan, nën udhëheqjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb