TIRANË – Gazetari Ben Andoni, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, duke komentuar Samitet në Tiranë, deklaroi se ato i shërbejnë Shqipërisë. Andoni tha se rruga e integrimit të vendit në BE është e gjatë.

“Samitet janë të rëndësishme për një vend si Shqipëria, për ta bërë atë të rëndësishme në Ballkan. Përtej protagonizmit të kryeministrit Rama, organizimi i Samiteve është një shenjë e mirë për vendin tonë. Edhe në Beograd nuk ka pasur të tilla Samite. Është një shenjë e mirë për vendin tonë. Janë disa favorizime që bëhen për vendet e rajonit, ku Shqipëria ndihmohet edhe ekonomikisht. Por, duhet thënë sërish se rruga e Shqipërisë drejt integrimit është e gjatë. Edhe vendet ballkanike janë larg në procesin e integrimit, ndërsa ne akoma nuk kemi hapur kapitujt”, u shpreh Andoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: