Angelina Jolie ndodhet në Itali për filmin e saj më të ri, “Without Blood”. Filmi do të jetë i pesti për Jolie si regjisore dhe i pari i saj për marrëveshjen trevjeçare të filmit që ajo nënshkroi me kompaninë e prodhimit ‘Fremantle’ në mars.

Përveç regjisë, Jolie gjithashtu shkroi dhe prodhoi këtë film. Kasti do të përfshijë të nominuarit për çmimin ‘Oscar’ Salma Hayek dhe Demián Bichir dhe grupi do të xhirojë në rajonet e Pulias dhe Basilicata të Italisë jugore, si dhe në Romë.

Bazuar në romanin e Alessandro Baricco, filmi zhvillohet gjatë pasojave të një konflikti të paidentifikuar në fshatin italian. E vetmja e mbijetuar është një vajzë 4-vjeçare, Nina, historia e së cilës e detyron lexuesin të eksplorojë të vërtetat e luftës, traumës, kujtesës dhe shërimit.

“Jam e nderuar që jam këtu në Itali për të sjellë në film këtë material shumë të veçantë dhe që më është besuar nga Alessandro Baricco përshtatjen e librit të tij, me poezinë dhe emocionet unike dhe mënyrën e të parit të luftës dhe pyetjet paraqet atë që kërkojmë pas traumës, humbjes ose padrejtësisë”, -tha Jolie në një deklaratë të enjten.

Jennifer Mullin, CEO Global në Freemantle, shprehu gjithashtu entuziazmin e saj për Jolie dhe projektin. “Ne jemi të ngazëllyer për të punuar me Jolie dhe ekipin e jashtëzakonshëm ndërkombëtar që ajo ka mbledhur,” -tha Mullin në deklaratë. “Ky projekt nënvizon angazhimin e vazhdueshëm të Fremantle për të prodhuar filma artistikë me cilësi të lartë dhe drama origjinale duke punuar me talentet më të mirë nga e gjithë bota.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb