Dalin para Gjykatës së Posaçme të Apelit 6 të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanËeb” se biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-shefi i Forcave Operacionale Oltian Bistri, ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Edmond Preka ankimuan vendimin e shkallës së parë që i la pas hekurave etj.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka lënë në fuqi masën paraprake për të pandehurit, biznesmenin Pëllumb Gjoka, i cili dyshohet për vrasje me paramendim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ish-shefin e Forcave Operacionale Oltion Bistri, i cili dyshohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete; kryeprokurorin e Kukësit Xhevahir Lita dhe 3 të tjerë, i dyshuar për korrupsion.

Behar Bajri, Prek Kodra, Aleks Deda, Ervis Martinaj etj janë në kërkim.

Gjoka dhe të dyshuarit e tjerë, kanë pretenduar se nuk kanë përdorur asnjëherë aplikacion sky dhe se nuk kanë asnjë lidhje me kodet që pretendon SPAK.

Gjatë operacionit policia ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.

Behar Bajri Brahovic
Ervis Martinaj
Pëllumb Gjoka, arrestuar
Denis Bajri Brahovic
Edmond Preka, arrestuar
Klaudio Haka
Prek Kodra
Ardit Hasanbega, arrestuar
Aleks Ndreka
Arsat Bashli
Bardhyl Mavraj
Elion Hato
Astmer Bilali, arrestuar
Oltion Bistri, arrestuar
Xhevahir Lita, arrestuar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb