Arabia Saudite shikon nga Spanja. Klubet e  elitës po mendojnë për merkaton e ardhshme dhe natyrisht synohet afrimi i yjve. Deri më tani janë transferuar atje shumë lojtarë të mëdhenj, nga Cristiano Ronaldo te Neymar e deri te Benzema, Milinkoviç-Saviç, Brozovic apo Koulibaly.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, Barcelona është një nga ekipet që mund të shesë disa futbollistë. Blaugranët duan të rinovojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh këtu largimin e trajnerit Xavi. Siç raportohet në edicionin e sotëm të Mundo Deportivo, klubet saudite mund të “trokasin” në derën e katalanasve për André Ter Stegen, Raphinha dhe Robert Leëandoëski. Për momentin nuk ka negociata, por në muajt në vijim me gjasë do të ketë lëvizje konkrete.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: