GREQI- Athina kërkon të strehojë statujat prej bronzi që zbukurojnë rrugët dhe sheshet e saj, pas rritjes së rasteve të vandalizmit dhe vjedhjeve të veprave metalike për të marrë bakrin, njoftoi sot Bashkia e kryeqytetit Grek.

Në 201 statuja që ndodhen në kryeqytet, 49 duhet të zëvendësohen nga kopje, theksoi bashkia në një komunikatë. Pa publikuar një listë, Bashkia thekson se bëhet fjalë për statujat që ndodhen në zonat që gjykohen më të ekspozuara ndaj vandalizmave.

Shumica janë në qendër, si për shembull statujat që ndodhen në godinat neoklasike si akademia, biblioteka kombëtare dhe rektorati.

Në këtë zonë, pesë buste prej bronxi që zbukuronin oborrin e qendrës kulturore komunale, u vodhën me 25 maj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: