Hetuesit australianë kanë publikuar raportin përfundimtar rreth avionit të zhdukur malajzian MH370 duke u shprehur se është thuajse e paimagjinueshme që avioni nuk gjendet. Avioni i linjës “Malasia Airlines” u zhduk në vitin 2014 teksa po fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin me 239 vetë në bord. Kërkimet për avionin, ku merr pjesë edhe Malajzia me Kinën, u ndërprenë në Janar pas 1 mijë e 46 ditësh. Kërkuesit australianë u shprehën se iu vjen shumë keq që avioni nuk është gjetur.

“Është e thuajse e paimagjinueshme dhe e papranueshme në periudhën e aviacionit modern që një avion i madh të zhduket dhe që bota mos të dijë ende se çfarë ndodhi me avionin dhe pasagjerët e saj”-ka bërë të ditur zyra australiane për sigurinë e transportit.

“Pavarësisht përpjekjeve të jashtëzakonshme të qindra njerëzve nga e gjithë bota të përfshirë në këtë kërkim, avioni nuk është gjetur”, ka shtuar më tej zyra australiane për sigurinë e transportit.

Sakaq, Mediat e huaja bëjnë të ditur se ky ka qenë kërkimi më i madh i realizuar ndonjëherë në historinë e aviacionit. Qeveria australiane është shprehur se kërkimet rreth avionit do të nisin vetëm nëse do të dalë një dëshmi e re e besueshme. Ndërsa qeveria e Malajzisë po vazhdon të hetojë rrethanat e zhdukjes së avionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: