TIRANË

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook për ndarjen nga jeta të eurodeputetit të njohur për lidhjet me Shqipërinë, Eduard Kukan.

“I pikëlluar nga humbja e një miku të dashur dhe avokati të palodhur të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Promotor i demokratizimit të plotë të vendit tonë, kontributi i Tij për forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona dhe mbështetja për integrimin europian do të mbetet i paharruar.Ngushëllime familjes dhe kolegëve! “ shkruan Meta në postimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb