TIRANË

Avokati i Agron Xhafajt, Ardian Visha i pranishëm në emisionin “Real Story” në “News 24” ka folur mbi çështjen “Babale”, për të cilën  dje Gjykata e Tiranës dënoi me 1 vit burg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salinjin. Ai pohoi me siguri se zërin e Agron Xhafajt e ka imituar Fredi Alizoti. Gazetarja në debat me Vishajn tha se kjo çështje ka shumë pikëpyetje dhe shumë paqartësi.

Debati mes tyre:

Klodiana Lala: Kjo histori në këndvështrimin tim ka shumë pikëpyetje dhe shumë paqartësi. Pse Geron Xhafa u largua një ditë pas publikimit të përgjimit. Më duket se është larguar në orën 5:30.

Visha: Akti i ekspertimit zanor është i përsëritur, personi është i gjallë. Ne kemi thënë se Alizoti ka bërë rolin e  Agron Xhafaj. E para, akti i ekspertimit  të zërit nuk është si qimja e flokut. Këtu merret mostër zëri, rimerret sa herë të duhet. Pala tjetër i ka të gjitha kapacitetet për të bërë kërkesën e pavlefshmërisë së aktit të kryer në Angli. Nuk e ka bërë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: