Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, u shpreh nga Peqini se Partia Socialiste do të vazhdojë të investojë edhe më shumë në mandatin e ardhshëm.

Në një takim me banorët e Peqinit, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama me ekipin e PS, Balla u shpreh se qeveria ka arritur vitet e fundit disa politika shumë mbështetëse për bujqësinë.

Ai ftoi qytetarët të votojnë kryeministrin Edi Rama në mënyrë që të shmangin rikthimin tek tek politika e vjetër e pengmarrësve të këtyre 30 viteve

“Unë jam shumë krenar që këto zgjedhje të bashkohemi më shumë se çdo herë tjetër në këto 30 vjet në Peqin për të kthyer vëmendjen shumë herë më të madhe sesa e kemi patur deri më tani në Peqin. Unë dua të garantoj të gjithë banorët e Peqinit nga qyteti tek njësitë administrative: Ne do të vazhdojmë të investojmë edhe më shumë.
Ne kemi arritur në këto 4 vitet e fundit disa politika shumë mbështetëse për bujqësinë sikurse ishte heqja e TVSH-së së imputeve bujqësore, subvencioni i naftës për gjithë bujqësinë, por kjo që ka filluar duhet të vazhdojë dhe ajo që na duhet është mbështetja juaj. Motra dhe vëllezër mos harroni se në vitin 2013 këtu në Peqin, edhe ndihma ekonomike ndahej sipas teserave të partisë. Edhe punësimet bëheshin sipas teserave të partisë. Ne kemi arritur që mësuesit, infermierët t’i shpëtojmë nga laku i vjetër i politikës.

E që të mos kthehemi përsëri tek politika e vjetër e pengmarrësve të këtyre 30 viteve, na duhet vota historike e Peqinit për Edi Ramën kryeministër. Motra e vëllëzër të Peqinit, ju jam shumë mirënjohës për këtë mbështetje, asnjëherë më parë Peqini nuk ka qenë kaq i bashkuar prandaj mos ta humbim këtë shans, më 25 prill unë u bëj thirrje të votoni për Partinë Socialiste, për Saimir Hasallën, për Edi Ramën.”, përfundoi Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb