Disa persona të armatosur kanë rrëmbyer 87 persona në Kaduna të Nigerisë, përfshirë gra e fëmijë.

Kjo ngjarje vjen pasi një bandë e armatosur rrëmbeu në total 286 nxënës dhe staf të një shkolle në fillim të marsit. Policia ka konfirmuar incidentin të dielën, por nuk dha një shifër të banditëve.

Kryetari i fshatit Kajuru Station ku ndodhi ngjarja, tha se 87 njerëz janë rrëmbyer.

“Deri tani 5 persona janë kthyer në shtëpi, që kanë ikur përmes shkurreve. Sulmi rrit pasigurinë në komunitet”, tha ai.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: