Michelle Obama feston 56 vjetorin dhe bashkëshorti i saj Barack Obama ka menduar për të, një dedikim special.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në rrjetet sociale ish presidenti amerikan ka ndarë një foto ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, ku duken të lumtur dhe të qeshur teksa buzëqeshin përpara kameras. ’Në çdo skenë, ti je ylli im. Gëzuar ditëlindjen, baby’, ka shkruar ish presidenti Obama.

Michelle dhe Barack janë martuar prej 28 vitesh, por janë akoma të dashuruar si ditën e parë.

Me shikimet e tyre të ëmbla dhe gjestet plot dashuri ata i kanë bërë për vete të gjithë. Edhe me gjestin e fundit Obama ka bërë për vete ndjekësit… por edhe bashkëshorten e tij.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb