Përforcimet e verës nga Barcelona, Marcos Alonso dhe Hector Bellerin, janë prezantuar sot. Të dy futbollistët spanjollë janë prezantuar nga presidenti i klubit, Joan Laporta.

Bellerin, i cili kaloi në “Camp Nou” si lojtar i lirë nga Arsenali, ishte i pari që u prezantua. Mbrojtësi i krahut të djathtë nënshkroi edhe zyrtarisht kontratën e vlefshme deri më 30 qershor 2023.

“Jam shumë i emocionuar që do ta vesh këtë fanellë. Ka qenë gjithmonë një ëndërr të mund të vesh fanellën e ekipit të parë. Ka qenë një nga vitet që më së paku prisja të kthehesha, por ka qenë një surprizë e këndshme dhe unë dua të falënderoj të gjithë përgjegjësit”, u shpreh Bellerin.

Pastaj ishte radha për prezantimin e Alonsos, i cili te Barcelona kaloi gjithashtu si lojtar i lirë, nga Chelsea. Edhe mbrojtësi i krahut të majtë ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare.

“Jam shumë i lumtur. Të kem këtë mundësi është ajo që kam dashur gjithmonë që kur isha fëmijë dhe babai im më solli në ‘Camp Nou’. Është shumë e veçantë të jem këtu. Unë me të vërtetë e pres me padurim dhe jam shumë i emocionuar për të arritur shumë suksese”, – u shpreh Alonso.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb