Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka publikuar një foto ku shfaqet në prani të kolegëve të tij demokrat, Gazment Bardhi, Jorida Tabakut dhe Lefter Gështenja.

Mes humorit, Gjekmarkaj thekson se po shijon bashkimin cilësor në diversitet. “Duke shijuar bashkimin cilësor në diversitet 😊✌️✌️”, shkruan Gjekmarkaj, ndërsa në foto, në sfond shfaqet dhe ekrani i News24, nga ku marrin informacionet e lajmit të fundit dhe jo vetëm.

  • foto galeri

Kujtojmë se pak ditë më parë dy grupime të opozitës, ai i Bardhit dhe i Berishës, u bashkuan, ndërsa më pas u mbajt dhe protesta e 20 shkurtit. Po ashtu partitë opozitare krijuan dhe konfederatën e opozitës, ku në fokus është bashkimi i tyre dhe zgjedhjet e ardhshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: