Nga Zonja Katerina
Përbërësit

Sheqer kaf, Glukozë, Fruta të thata të ndryshme.

Pergatitja

Në një tavë shtrojmë një letër kuzhine dhe hedhim fruta të thata të ndryshme: bajame, arra, lajthi, stika, rrush të thatë, etj. I vendosim frutat e thata në furrë të piqen pak.
Ndërkohë në një tigan karamelizojmë sheqerin kaf. Largojmë frutat e thata nga furra dhe i shtojmë në tiganin ku kemi përgatitur karamelizimin. I trazojmë mirë dhe më pas i vendosim në letrën e kuzhinës duke i hapur shpejt me një spatul, ose i mbështjellim me letrën e kuzhinës dhe i hapim duke i shtypur me një rulon. I lemë më pas të ftohen për pak minuta, i presim në shirita me një thikë dhe i servirim për një vakt të ndëmjetshëm apo për mëngjes.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb