Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar nga ish-Këneta e Durrësit se me të në qeveri Rindërtimi nuk do të frenohet procesi, por do të përshpejtohet.

Ai i ka garantuar qytetarëve të goditur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, se me PD do të ketë transparencë, rivlerësim dhe dëmshpërblim të saktë për dëmet që kanë marrë.

Basha po ashtu thotë se PD do të ketë gjithë mbështetjen e BE, dhe nuk do i çojë paratë e Rindërtimit për kushërinjtë e pushtetarëve

 

‘’Dita po mbaron, por energjia e durrsakëve për ndryshim nuk mbaron kurrë. Ditë e natë bashkë për ndryshim. Ja ku jeni gjithë bashkë, shoh një lumë njerëzish që po na  agrohen, dhe mbi të gjitha jemi bashkë në çdo kuptim, në mësim tuaj, ka demokratë qëndrestarë, banorë të Kënetës, votues të pavendosur, që deri dje nuk besonin, por sot janë këtu se besojnë tek dryshimi. Ka socialistë vëllezër e motra tona që janë bashkuar për ndryshim. As 4 orë të t jera s’mban dot më Durrësi e Shqiopëria. 25 prilli është dita për ndryshim.

Dua të përshëndes durrsakë e shqiptarë socialistë, që me gjestin e tyre tregojnë se 25 prilli është ditë e përgjegjësisë qytetare. Dua t’i falënderoj dyfish, sepse janë dyfish të zhgënjyer. Mbështetën PS, por sot e kanë të qartë e se e vetmja mënyrë për Shqipërinë, fëmijët, është të votojnë 9, PD, Aleancën për Ndryshim. Mirësevini, në betejën për ndryshim.

I garantoj se politika përçarjes së shqiptarëve merr fund me votën për ndryshim, me votën për numrin 9 më 25 prill.

Këtu po hapet një shesh, për të bërë përshesh. Për kë po hapet, për banorët e pallateve të Durrësit, pse nuk ka transparencë. Me ne rindërtimi i shtëpive të durrsakëve dhe atyre që u goditën, do ken transparencë, rivlerësim real sipas denoncimeve, do të merrni dëmshpërblim siç e meritoni. Dhe 3, banorëve në zonat urbane dua t’ju rideklaroj se kemi sot gati ekipin e urbanistëve, arkitektëve

Nuk do e frenojmë, por do e përshpejtojmë.

Nuk do bëjmë tendera sekretë për t’i dhënë para kushërinjve të pushtetarëve. Brenda kohës më të shkurëtër do i bëjmë shtëpinë e durrsakëve. S’ka forcë të ndalë ndryshimin. Të gjithë në kutitë e votimit, zoti e bekoftë Durrësin e Shqipërinë.’’- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb