Mjeku Petrit Vargu denoncon se bashkëshortja e kompozitorit të ndjerë shqiptar, Feim Ibrahimi është me temperature dhe ka ditë që kërkon nga Urgjenca që të bëjë tamponin.

Sipas Vargut asaj nuk po i bëhet tampon dhe do të dijë se kush është kriteri që e përjashton nga kjo gjë. Për më tepër ai akuzon pushtetarët duke i bërë apel që të paktën të kenë respekt për atë që Feim Ibrahimi ka bërë për Shqipërinë.

 

 

STATUSI NGA MJEKU PETRIT VARGU

 

Disa miq e dashamires me njoftojne qe bashkeshortja e te pavdekshmit Feim Ibrahimi,ish mesuesja e gjeneratave te tera mjekesh,avokatesh,inxhinieresh etj…eshte me temperature dhe ka dite qe kerkon ndihme nga urgjenca e Tiranes per te bere analizen e famshme te tamponit.Te nderuar zemergure dhe zemerqelbur,qe sot fatkeqesisht per popullin shqiptar jeni ne pushtet,kush eshte kriteri qe e perjashton gruan e kompozitorit legjendar shqiptar te mos beje tamponin?Nese nuk keni respekt per jeten e nje njeriu kini respekt per ate qe Feim Ibrahimi ka bere per Shqiperine.Turp t’ju vije!Qenkeni te pakorrigjueshem!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb