Ish-anëtare e Byrosë politike dhe e Komitetit Qendror në komunizëm, Liri Belishova do te prekte majat e pushtetit dhe pasojat më të mëdha të terrorit të tij.

Një libër nga Bashkim Shehu me një qasje mes memuarit dhe analizës, pasqyron katarsisin e brendshëm të një gruaje që u bë viktimë e ideologjisë që dikur mbështeti

“Të shkruaje një biografi për Liri Belishovën kur mediat kanë folur, ajo vetë ka folur, nuk mendoj se do të kishte një interes në këtë drejtim. Unë kam kapur disa elementë më thelbësorë dhe domethënës në jetën e saj, për të dhënë kohën në të cilën ajo ka jetuar”, tha Shehu.

Liri Belishova duke u përpjekur të mbrohet iu referohet procesverbaleve dhe iu thotë për të njëjtën gjë ju më keni lavdëruar, tani po më akuzoni, çfarë ka ndodhur. Bir i një babai ish kryeministër me veprimet e të cilit është distancuar, Bashkim Shehu si autor, jetën e Belishovës, e ndan në dy periudha, në periudhën kur ka qenë komuniste dhe kohën kur ajo ka filluar të zhgënjehej nga ideologjia.

“Ajo ishte një teoricienë dhe kjo më bënte përshtypje. Ajo e justifikonte veprën e vet, ishte shumë e thellë, e vështirë të gjeje një të dytë. Teoriciene e njeri kaq i strukturuar që të mos ketë pasur këtë reflektim”, tha Belina Budini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb