President i Këshillit Evropian, Charles Michel, theksoi se Evropa në strategjinë e saj digjitale dhe gjeopolitike duhet të jetë më pak e varur dhe më efektive.

Michel, gjatë fjalimit të tij në Samitin Digjital të Tallin-it, bëri vlerësime rreth strategjisë digjitale të BE-së.

Duke theksuar se të qenët një kontinent miqësor me klimën dhe transformimi digjital janë në qendër të agjendës strategjike të BE-së, Michel tha se koronavirusi i ri (COVID-19) ka vënë në pah se sa është urgjent dhe i rëndësishëm transformimi i qëndrueshëm.

Sipas tij, sektori digjital është një ndër sektorët me rritje më të shpejtë, ndërsa kjo fushë përveç punësimit kontribuon ndjeshëm në rritje ekonomike.

Michel tha se duan ta bëjnë Evropën më të pavarur në një rend botëror të ndërlidhur.

“Evropa duhet të bëjë përpjekje për të rritur ndikimin e strategjisë së saj digjitale dhe gjeopolitike si dhe për t’u bërë më e pavarur”, u shpreh Michel.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb