Publikimet e Bella Hadid tërheqin shumë vëmendjen e publikut kudo që ajo shfaqet.

Bukuroshja 24 vjeçare nxiti përsëri reagime me një seri fotografish që postoi në llogarinë e saj në Instagram.

Njëra nga modelet më të kërkuara në ditët e sotme, u fotografua me një fustan të bardhë të ngushtë, i cili lë përshtypjen “sikur të ishte e lagur”. Nuk kanë munguar edhe të tjera poza me bikini.

“Engjëll”; “Ti je e bukur, Bella”; “Nuk duroj sa e bukur je” – ishin disa nga komentet që i referoheshin dukjes së saj.

Ju kujtojmë, Bella e filloi modelimin në moshën 16 vjeçare dhe që atëherë ka qenë vazhdimisht e pranishme në pistat e modës në gjithë botën.

Ndërkaq, ka punuar për të gjitha shtëpitë prestigjioze të modës, si Chanel, Givenchy, Fendi, Versace, ndërsa ka zbukuruar ballinat e revistave ElleVogue, Gracie, Porter etj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb