Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të biznesmenit Gjergj Luca. Në një aktivitet sot Berisha deklaroi se biznesmeni i arrestuar në kuadër të “Metamorfoza” Pëllumb Gjoka, është kapter i Lucës.

“Tërësia e problemeve me të cilat përballet sot Shqipëria, vjen pikërisht nga fiktiviteti i votës, nga shndërrimi i votës në krim dhe krimit në votë në këtë vend. Nëse nuk e ndërpresim këtë rreth vicioz, Shqipëria nga viti në vit do të shkojë drejt shkatërrimit të mëtejshëm. Është mision i shenjtë të ndërpresim këtë rreth vicioz. Çfarë është Pëllumb Gjoka para Edi Ramës? Më thoni ju mua? Është një nënfish i Edi Ramës. Po prisni ju sa të dalin Gjokat e tjerë n Durrës, në Elbasan, në rrethet e tjera.

Që të gjitha fijet te Edi Rrama. Pëllumb Gjoka ka qenë një kapter i Lucës, një vartës i tij. Gjeneral ka qenë Luca. I Edi Ramës. Por ne jemi opozitë, ne nuk kemi fuqi ligjzbatuese dhe ne duhet të merremi me njeriun, me pushtetin e tij, që sjell të gjitha këto. Pra, nëse duam që ky vend të rikthehet në normalitet, që këta qytetarë të jenë përfitues konstant të pasurive publike të Shqipërisë, nëse duam që shqiptarët të besojnë në vendin e tyre, ne duhet të përqendrohemi që të gjithë te rikthimi i votës. Dhe me Edi Rramën, votë nuk ka!”, pohoi Berisha.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: