Ish-kryeministri, Sali Berisha në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares, Nisida Tufa në “News 24” ka komentuar sot zërat kritikë brenda PD-së, si Jozefina Topalli, Eduard Selami dhe Majlinda Bregu që i kanë kërkuar Bashës t’i japë fund vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Përqëndrohemi pak edhe tek zërat kundër te PD siç është zonja Topalli, zonja Bregu apo dhe zoti Selami. E kanë kritikuar kryetarin e PD se nuk ka mbledhur forumet drejtuese prej kohësh. Madje zoti Selami arriti tha se kur ishte Berisha nuk ndodhte kjo.
Për shkak të një pozicioni që kam, nuk ndërhyjë absolutisht në debatin e brendshëm të partisë. Ajo që mendoj se ka një vlerë shumë të madhe është që të ketë hapsira që secili të shprehë mendimin e tij përndryshe partia humbet karakterin demokratik të saj.

Po pra po a është gabim mos mbledhja e grupit parlamentar të PD?
Kryetari mund ta kishte mbledhur, vetëm se vendimin për bojkotin e parlamentit e ka marrë grupi parlamentar i PD. Ky vendim ishte i detyruar nga lëvizja, nga revolucioni që filloi. Unë i mirëkuptoj kritikët tanë pse u larguam nga parlamenti, shumë e drejtë se s’mund të themi që nuk është. Por problemi është se revolucioni që nisi dhe që vazhdon pa ndërprerje, ata të cilët po vazhdojnë dhe po e bëjnë nuk e shihnin, nuk e përtypnin dot praninë tonë në parlament me kundërshtarët tanë. Ne jemi në çadër dhe bulevard, parlamenti për ne ka marrë fund thonin. Kështu që në këtë kontekst nuk ishte ky një vendim i vullnetshëm por një vendim i diktuar nga revolucioni. Ndaj dhe them që një herë e udhëheq ndërsa herën tjetër të udhëheq ai ty.

Në mbledhjen e grupit parlamentar si i patë reagimet?
Secili aty shprehu mendimin e vet por përveç mendimeve të njohura, mbështetja ka qënë totale për linjën që po ndiqet.

Në mbledhje e quajtët zonjën Topalli “e deklasuar”.
Ishte një shaka e imja ajo!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb