Kryeministri Edi Rama bën me dije se Shqipëria është vlerësuar pozitivisht nga tregjet e kapitaleve pas daljes në Eurobond në kërkim të financimit të ekonomisë post- covid.

Rama thotë se përgjigjia ka qenë ekzaktësisht ‘’Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj.

Po ashtu kryeministri fton të gjithë kritikët që të krahasojnë përgjigjet dhe me vendet e tjera për Eurobond, duke ironizuar se me aritmetikën 7×7=42 Shqipëria prap e fundit del.

Shqipëria do të kërkojë në tregjet ndërkombëtare 650 milionë euro borxh për të rimëkëmbur ekonominë. Kuvendi i kërkoi pëlqimin Presidentit Meta, teksa ky i fundit fillimisht u shpreh kundër por më pas dha pëlqimin dhe ligji u miratua në Kuvend, 5 ditë më parë.

 

STATUSI NGA EDI RAMA

Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!

Meqë këta nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s’doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja

Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!

 

Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid!E di e di, të fundit dalil prapë, 7×7=42

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb