GREQI

Greqia vijon të regjistrojë rënie të shifrave nga COVID-19. 1 mijë e 134 raste dhe 46 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit.

Këto shifra janë shumë më të ulëta se ato të javëve të kaluara.

Nga ana tjetër shqetësuese mbeten shtrimet në spitale, ku 564 pacientë mbeten ende të intubuar. Ndërkohë prej javësh tashmë Greqia vijon të jetë në Lock-Down, madje dhe shkollat janë të mbyllura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb