LEZHE

Dy librat më të fundit të poetit Preç Zogaj bënë bashkë në një takim anëtaret e klubit letrar “Ndoc Gjetja” në Lezhë, me qëllim bashkëbisedimin për këto krijime.

Novela “Bija e vjetër e nënës së re” si dhe libri me poezi “Një e tretë, dashuria” u komentuan nga një publik  shkrimtaresh, poetë publicistë dhe miq të librit të ftuar nga autori.

Preç Zogaj vlerësohet si një poet i suksesshëm me krijimtari të pasur e histori shkrimtarie në të gjitha gjinitë.

Lezha vijon të ruajë traditën duke nxjerrë krijues të shumtë, me poetë dhe prozatorë të talentuar, të cilët vijojnë t’i japin lexuesit shqiptar mjaft vepra të vyera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: