Hetimet për vrasjen e 20-vjeçares në Greqi, janë duke vijuar nga autoritetet e vendit helen.

Duke iu referuar dëshmive të bashkëshortit të viktimës, ekspertët, kanë mundur të ndërtojnë një skicë të njërit prej grabitësve, i cili dyshohet se është shqiptarë, e njëkohësisht, edhe kryetari i bandës që i mori jetën Carolinës.

Bashkëshorti i të resë, e ka përshkruar një prej grabitësve si të shkurtër, biond dhe rreth të 40-ave, ndërsa dhe policia ka hedhur të njëjtën skicë në rrjet.

Në raportin e hartuar nga grekët theksohet fakti që organizatori, nga mënyra e sjelljes dhe veprimeve, rezulton se i urren gratë, të cilat ai i keqtrajton brutalisht dhe nuk heziton as t’i vrasë.

Dëshmia e piloti 32-vjeçar, por edhe skica e përpiluar tanimë, kanë thjeshtuar ndjeshëm punën e policisë, e cila, është pranë zbulimit të të paktën, njërit prej autorëve.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: