Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç do të jetë ditën e nesërme në Washington për të marrë pjesë në takimin e organizuara nga Robert O’Brien dhe Richard Grenell në Shtëpinë e Bardhë. Ky fakt është bërë i ditur nga zyra e vet për shtyp e presidentit.

Ai do të qëndrojë për dy ditë në SHBA, ku do të marrë pjesë në diskutimet për çështje ekonomike të cilat do të nisin nga nesër. Se takimet në mes të Kosovës dhe Serbisë do të fillojnë që nga nesër e ka konfirmuar mbrëmë një këshilltar i presidentit Trump në një diskutim me mediat.

Kreu i shtetit serb tha se në Washington do të diskutohet vetëm për çështje ekonomike duke mos përjashtuar mundësinë e diskutimit edhe të çështjeve të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb