Recete nga znj Eneida
Përbërësit

280gr miell
200 gr sheqer
2 vezë
60 gr gjalpë
1 lugë pluhur pjekës
Pak kripë
1 lugë vaj
Vanilje
1 vezë për të lyer biskotat

Përgatitja
Në një tas shtojmë miellin, sheqerin, pluhurin pjekës dhe kripën. I trazojmë dhe shtojmë gjalpin duke e shkrifëtuar me duar dhe vezët. Shtojmë dhe vaniljen dhe bëjmë brumin. E ndajmë në dy pjesë, e shtrojmë në tavë, e lyejmë me vezë lart dhe e pjekim në 180 gradë për 25 minuta. Më pas e nxjerrim, e presim i kthejmë në anë biskotat dhe i pjekim për 10 minuta akoma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: