Hetursit e BKH ndaluan në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Siç kanë vepruar kohët e fundit, mësohet se janë sekuestruar dy celularë. Njeri telefon iu sekuestrua drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe është institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Burime nga BKH konfirmojnë për News24 dhe BalkanWeb se bëhet fjalë për një çështje korrupsioni.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: