Menjëherë pas mbarimit të seancës plenare, punonjësit e BKH-së (Byroja Kombëtare e Hetimit) po këqyrin nga afër sallën e seancave plenare në Kuvend. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.

Para nisjes së seancës plenare deputetët e opozitës u konfrontuan me punonjësit e Gardës, ku shkak u bë dhe kontrolli i çantave të deputetëve.

Gjatë seancës, e cila zgjati pothuajse 17 minuta, u hodhën tymuese dhe iu vu flaka fasoletave nga deputeti Flamur Noka. Gjithashtu, ky i fundit tentoi t’i vendoste flakën karrigeve të vendosura grumbull në mes të sallës, por u ndalua nga Garda. Pasi hodhi tymuese, Noka u përjashtua nga Kuvendi, por refuzoi të dilte deri në momentin e mbylljes së seancës nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërsa salla u “pushtua” nga tymi shumëngjyrëshe.

Deputetët e opozitës u konfliktuan edhe me gardistët, teksa në derën e Kuvendit ligjvënëse iu kontrolluan edhe çantat, pasi nëpërmjet tyre kanë arritur të fusin tymueset në sallë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: