Pjesa e dytë e “Dola te Ola” filloi me Bojken Lakon që solli në një intepretim të ndjerë këngën e tij “Asgjë e largët”, një këngë kjo shumë e dashur për të gjithë.

Një pjesë shumë e rëndësishme e rrëfimit të Bojken Lakos ishte rrëfimi për babanë e tij, për të madhin Bujar Lako, i cili humbi jetën në moshën 70-vjeçare në vitin 2016.

“Babai im është një vlerë e rrallë e shoqërisë shqiptare dhe më vjen shumë mirë që unë ekspozohem në krahët e tij”, theksoi Bokjen.

Ai rrëfeu për marrëdhënien e mirë që ka patur me të atin dhe tregon se ai e ka marrë gjithmonë nëpër shfaqje teatrale, por jo nëpër sete xhirimesh. “Nuk donte që karriera e tij të ndikonte te karriera ime”, u shpreh Bojken.

Ai tregoi se Bujar Lako nuk i kishte qejf titujt, edhe pse titujt për të nuk patën munguar gjatë karrierës së tij, pasi me talentin e tij në ato kohë të
vështira arriti majat. Bojkeni tregon se i vjen mirë që roli i fundit i babait të tij ishte në teatër, shfaqje nga e cila mori edhe “Çmimin e Karrierës” pasi u nda nga jeta.

Bojkeni theksoi se kanë qenë një familje shumë e vogël dhe prindërit e tij kanë qenë një.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb