Skandali i basteve ka tronditur futbollin italian. Emri i Nicolo Fagioli-t ka qenë i pari që ka dalë nga hetimi i Prokurorisë së Torinos. Mesfushori i Juventus-it është marrë në pyetje nga hetuesit dhe është vetë denoncuar.

Më pas kanë dalë edhe emrat e Sandro Tonali-t dhe Nicolo Zaniolo-s, gjithashtu të marrë në pyetje. Sipas La Repubblica-s, ish-mbrojtësi i Juves, Leonardo Bonucci, dhe një pjesëtar i stafit kanë qenë në dijeni të basteve të Fagioli-t.

Kështu, hetimi mund të zgjerohet dhe të përfshijë edhe mbrojtësin e Union Berlin si njeri i informuar mbi faktet. Në rast se konfirmohet se Bonucci ishte në dijeni të fakteve, ai rrezikon një skualifikim prej gjashtë muajsh për moskallëzim të shkeljes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb