Koronavirusi i ri rrezikon të shkaktojë, rënie drastike ekonomike, një dyfishim të numrit të personave të kërcënuar nga uria në botë dhe një katastrofë humanitare në shkallë planetare, parashikon Programi Botëror i Ushqimit (PAM), një agjenci e OKB-së.

Ndërkohë që koronavirusi i ri ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 174 personave në të gjithë botën, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, PAM ka lëshuar alarmin mbi pasojat përsa i përket ushqimit.

“Numri i personave që vuajnë nga uria mund të dyfishohet për shkak të pandemisë së COVID-19 duke arritur në më shumë se 250 milionë deri në fund të vitit 2020”, theksoi kjo agjenci duke përmendur rrezikun e një katastrofë humanitare globale.

Simbol i tronditjes ekonomike shkaktuar nga pandemia është dhe çmimi i naftës amerikane që ka kaluar në territor negativ duke arritur në të paktën 38 dollarë.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (OIT) paralajmëroi se kriza nga COVID-19 është ka pasur një efekt shkatërrues për punëtorët dhe punëdhënësit, përmes humbjeve masive në prodhim dhe punë në të gjithë sektorët.

“Bota e punës po kalon krizën më të keqe ndërkombëtare që nga Lufta e Dytë Botërore”, theksoi Alette van Leur, drejtor i politikave sektoriale në OIT.

“Ndikimi ekonomik i pandemisë ndoshta do të jetë i rëndë dhe afatgjatë”, shtoi ai.

Senati amerikan miratoi me unanimitet një plan të ri prej rreth 500 miliardë dollarësh për të mbështetur PME-të të goditura ndjeshëm nga kriza lidhur me COVID-19 duke ndihmuar spitalet dhe për të riforcuar depistimin e koronavirusit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb