Diego Maradona ndjen se Lionel Messi nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë për aftësitë e veta dhe kontributin për Argjentinën teksa ai po përgatitet për atë që mund të jetë Botërori i fundit i tij.

Argjentina arriti në finale në Brazil katër vjet më parë, por u mposht nga Gjermania në vazhdime. Maradona inspiroi Argjentinën drejt suksesit herën e fundit që ky vend e fitoi Kupën e Botës dhe shumë njohës besojnë se ky trofe i nevojitet lojtarit për t’u bërë më i miri në histori.

“Unë do të këshilloja Messin që të vazhdojë të luaj e të kënaqet me lojën”. “Ai duhet t’i harrojë kritikat. Ai duhet të kënaqet me lojën”.

maradonaaa

“Unë nuk e njoh Sampaolin, unë nuk e di se si luan ai. Por, unë njoh shumë lojtarë dhe e di se ata do të japin gjithçka”.

“Mendoj se ata kanë mundësi të mirë për të fituar. Por, unë nuk e zgjedh Argjentinën si favorite sepse favoriti kurrë nuk e fiton Kupën e Botës”, u shpreh Maradona.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb