Britania e Madhe ka ndaluar fluturimin mbi hapësirën e saj ajrore të aeroplanëve “Boeing 737 MAX” . Autoriteti Britanik i Aviacionit Civil, më 12 mars, tha se “masa parandaluese” do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të mëvonshëm.


Më herët edhe Australia, Kina, Malajzia dhe Singapuri ndaluan fluturimin e këtyre aeroplanëve mbi hapësirat ajrore trasmeton rel. Vendimi vjen pasi më 10 mars, një aeroplan Boing Max 8 nga Etiopia, u rrëzuar duke vrarë 157 persona në bord.


Kompania, Ethiopian Airlines ka thënë se fluturimi ET302, ka zgjatur vetëm gjashtë minuta, para se të rrëzohej në Addis Ababa. Ky ishte aksidenti i dytë fatal që përfshinte atë model në më pak se pesë muaj. Boeing-u, prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, tha se do të vendosë një softuer të ri në aeroplanët e tij të tipit 737 Max.


BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb