Milwaukee Bucks shkëputet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 116-104 në fushën e Phoenix Suns, dy ekipe pretendente për titull këtë sezon në NBA.

Antetokounmpo vijon me formën fantastike, teksa realizoi me 36 pikë e 11 rebound, më i miri në fushë për Bucks, duke i bërë 30 pikët e Booker për Suns që të mbeten për statistikë.

Ndërsa në Perëndim ekipi kryesues i Denver Nuggets pësoi humbjen e katërt radhazi dhe tashmë rrezikon të arrihet nga ndjekësit. Nuggets u mundë 125-110 nga Toronto Raptors. Jokic realizoi 28 pikë për miqtë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Për kanadezët u dallua VanVleet me 36 pikë.

Ndërkohë, po në këtë konferencë, rikthehet te fitorja skuadra e Los Angeles Lakers, që mundi 123-108 New Orleans, ndeshje ku shkëlqeu Anthony Davis, autor i 35 pikë e 17 rebound. Mirë u paraqit edhe Beasley me 24 pikë. Vijon të mungojë LeBron James, i dëmtuar, me Lakers që futen në zonën play-in dhe tashmë synojnë play-of.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb