TIRANE

Në konferencën për mediat raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein, iu përgjigj interesit së gazetarit së News24, Ergys Gjencaj lidhur me zhvillimet në Bularat të Gjirokastrës. Fleckenstein kërkoi që ngjarja të mos përdoret politikisht nga nacionalistët greke, ndërsa theksoi që dy vendet të jenë të hapura për të zgjidhur cështjen.


“Kam dëgjuar për këtë gjë, mora edhe një letër të gjatë nga disa kolegë nga PE. Gjithçka kam lexuar për këtë cështje është që nuk më jep një panoramë të gjerë se c’ishte e nevojshme apo jo për t’u bërë. Pyetja është ai ishte e nevojshme për ta qëlluar.Ai kishte një kallashnikov në dorë. Por e di që ai ka bërë diçka, por nesë ishte e nevojshme për ta qëlluar apo jo nuk mund ta them. Nuk mendoj se ka nevojë të kemi nacionalistë grekë që të keqpërdorin këtë situatë të trishtë. Nga njëra anë mos lejojmë nacionalistët të përdor këtë situatë, nga ana tjetër të jemi të hapur për ta zgjidhur problemin mes dy vendeve, nëse nuk ka asgjë për të fshehur’ – u shpreh Fleckenstein.

(BalkanWeb)