Forcat e ndërhyrjes së shpejtë në Greqi, kanë vënë në pranga një 32 vjeçar shqiptar në zonën e Menidhit në Athinë. Ai është zbuluar nga policia teksa lëvizte në mënyrë të dyshimtë në rrugën “Athinon”.

Kontrolli personal i ka zbuluar atij në pjesën e përparme të brezit, një armë zjarri pistoletë e llojit “Sig Sauer”.

Burri e kishte armën në brezin e pantallonave dhe e kishte “gati për ta përdorur” siç shënojnë oficerët e policisë.

Image7 1024x925.png
Image7 1024×925.png

32-vjeçari me banim në Peristeri është arrestuar dhe tashmë po hetohet për përfshirje të mundshme në veprimtari të paligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb