Mëngjesi i 23 marsit të 2019 ishte i fundit për 32-vjeçaren Gurije Hysën duke lënë pas 3 fëmijë të mitur. Jeta u pre në mes nga duart e bashkëshortit Alvinit i cili tani po përballet me drejtësinë.

Gurija vajzë e vetme mes 3 vëllezërve u dhunua gjatë gjithë viteve të martesës nga bashkëshorti i marrë me shkuesi derisa u vra e u varros në derë të tij. Sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti, prindërit e të ndjerës rrëfyen humbjen e madhe.

Babai i Gurie Hysës, Yzeir Brahushi: Gurien e ka dhunuar. në 2013 e ka rrahur sa përfundoi në spital. Ai u dënua 8 muaj. për ngjarjen më njoftoi krushka Sania. Mora vajzën në mbrojtje me 3 fëmijët. Qëndruan disa muaj tek unë. Jetonim në 2 dhoma 13 persona. I thanë Gurijes te mos rrinte më tek babai, por të vinte të jetonte me vjehrrën.

Nëna e Gurie Hysës: Na e dhanë lajmin e vrasjes nëpërmjet një kushëririt që në 6:30 të mëngjesit. Më tha; a ke folur në telefon? Po i thashë fola mbrëmë një orë. Më tha; “mere tani”. Më pas më tha çfarë kishte ndodhur. Ne nuk e kemi parë vendin e ngjarjes. Trupin e vajzës e lëvizën. Kryeplaku nuk u njoftua. Ai pasi e vrau ka kërkuar të fshehë kufomën. Ka marrë babain në telefon, të atin dhe i tha: e kam vrarë Gurijen dhe dua të fsheh kufomën. Babai e ka ndaluar i tha; nuk bëhen këto gjëra. Ky i tha; lere se i zgjidh unë këto gjera. Vrasja ndodhi 43 ditë pas vdekjes së lajmësit që bëri këtë martesë. Alvini ia kishte frikën lajmësit sepse e kishte burrin e hallës së tij.

Babai: Gurijen nuk e ka dhunuar vetëm Alvini por edhe babai i tij Yzeiri. Na i ka treguar mbesa që Yzeiri e shante dhe e ofendonte.

Babai i vrasësit: Nuk e kam prekur kurrë me dorë Gurijen. E kam pasur nusen e djalit. Madje kur Alvini tentonte ta godiste ne i dilnim para bashkë me gruan. Ai është me kartelë bëhej i dhunshëm ndonjëherë. Tani mbesa e madhe na është bërë agresive. Na thotë do vras 2 fëmijët e tjerë. Po fëmijë janë ata. Nuk mendoj se ka sëmundjen e babait.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb