Një cift shqiptarësh ka qenë protagonist i një konflikti, që ka përfunduar me plagosjen e njërit dhe dërgimin në spital të tjetrit.

Burri 48 vjec ka qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëshortes 40 vjecare, kurse më pas e ka goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në Malnate të provincës së Vareses, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja, cifti ndodhej në automjet dhe bëhet me dije se gjithcka ka ndodhur për shkaqe xhelozie.

Mësohet se burri ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten. Kjo e fundit, pasi mundi të shpëtojë, ka dalë nga makina e ka kërkuar ndihmë.

Sulmi, për fat të mirë nuk e ka dëmtuar rëndë 40 vjecaren. E plagosura është dërguar në spitalin e Circolos, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burri i saj u arrestua nga policia. Policia shkoi në vendngjarje e po heton gjithcka.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb